UNIVERSITETI POPULLOR SHQIPTAR GJENEVË (UPSH) NË BASHKËPUNIM ME ALBINFO.CH
Tryezë e rrumbullakët
Përfaqësimi i myslimanëve në Zvicër
E mërkurë, 23 maj 2012 Ora 18:30-20:00
Vendi: MAISON DE QUARTIER DES LIBELLULES Chemin du Château-Bloch 1 1219 Le Lignon, 1211 Genève
“DITËT E AGIMIT” 2012
Manifestimin Tradicional Kulturor
“DITËT E AGIMIT” 2012
Manifestimi mbahet më datën 13 maj 2012 në
Salle Communale d’Onex, Route de Chancy 133.
Ora 15.00
Kujtesë:Tryeza 25 Prill
Zonjë, Zotëri
Ju informojmë se në hyrje të tryezës së rrumbullakët: "Situatat e dhunës dhe të rinjtë migrantë: marrëdhëniet shkak pasojë" që zhvillohet të mërkurën më 25 prill 2012, në ora 18.30, do të shfaqet një film mbi zgjidhjen e konfliktetve ndërpersonale, realizuar në Kosovë
Kjo tryezë mbahet në sallën Daniel Marco, chemin Surinam 5, në krah të UPSH-së.
Në fund të tryezës shtrohet një aperitiv.
Si pasojë e një problemi informatik, është e mundëshme që disa prej jush e kanë marrë këtë informacion në disa dërgesa. Ju kërkojmë ndjesë.
Ju përcjellim të përshëndetjet më të përzemërta!
Tryezë e rrumbullakët-25 Prill
Situatat e dhunës dhe të rinjtë migrantë: marrëshëniet shkak pasojë ?
Mediat dhe aktorët politikë në Zvicër theksojnë rregullisht probleme të dhunës që shtrohen brenda rretheve të të rinjve në disa qarqe urbane. Mirëpo, po ashtu duhet të nënvizohet fakti se kur autorët e akteve të dhunës ose të kriminalitetit janë të rinj të dalë nga migracioni, vëmendja përqendrohet shumë shpejt në kulturën e tyre të prejardhjes.
E mërkurë, 25 prill 2012 Ora 18:30-20:00
Vendi: UPSH, Chemin Surinam 7, 1211 Genève
E hapur për publikun
Kërkim
Vështrim mbit ë rinjtë e gjeneratës së dytë Poli i kërkimit nacional LIVES sapo ka filluar një studim mbi personat e moshës 15 deri 35 vjeç të cilët kanë kryer studimet në Zvicër, me prindër të kulturës shqiptare. Kërkuesit e Universitetit të Gjenevës dhe të Lozanës si dhe të shkollës së lartë të specializuar. Poli i kërkimit, të Zvicrës oksidentale, financohen nga Fondi KOmbëtar i kërkimit shkencor, i vetmi i specializuar në shkencat sociale, intersohet mbi çështjet e vulnerabilitetit përmes rrugëtimit jetësor të tyre. Shumë anketa janë duke u zhvilluar aktualisht pranë popullatave të ndryshme si të moshuarit, baballarët e rinj apo të papunët etj.
E mërkurë 28 mars 2012 Ora 18:30-20:00 Vendi: UPA, Chemin Surinam 7 1203 Gjenevë
Suksesi shkollor si dhe mbështetja e fëmijëve në mësime: sfdat dhe mundësitë për prindërit migrantë
UNIVERSITETI POPULLOR SHQIPTAR NE GJENEVË (UPSH) NE BASHKEPUNIM ME ALBINFO.CH
E hapur për publikun
8 MARS!
Me rastin e Ditës së Gruas, ne organizojmë një projeksion filmi në lokalet e UPSH-së.
Orët e projeksionit janë: ora 9.00, pason me një koktej ora 14.00 dhe ora 18.00
Kemi kënaqësinë t'ju shohim gjatë këtij aktiviteti
Ftesë
Të premten, më 9 Mars në orën 19.00
FESTOJMË
- PAVARËSINË E KOSOVËS
-7 MARSIN, DITËN E MËSUESIT
-8 MARSIN, DITËN E GRUAS
SALLE COMMUNALE D'ONEX 131 RTE DE CHANSY 1213 ONEX
I dashur Z.Kryetar!
Patëm nderin dhe kënaqësinë të marrim ftesën tuaj për të marrë pjesë në takimin që ju organizoni me komunitetin Kosovar në Gjenevë dhe ju falenderojmë. Në pamundësi për të marrë pjesë në këtë takim, po përfitoj nga rasti t’ju përcjell reflektimet e Universitetit Popullor Shqiptar mbi evolumin e këtij komuniteti dhe problematikat që lidhen me të.
Krijimi i Universitetit Popullor Shqiptar iu imponua themeluesve të saj si pasojë e ardhjes në masë të popullatës me origjinë shqiptare në Gjenevë për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, duke përfituar po ashtu nga vëniea në jetë në Zvicër e një politike të re të emigracionit...
Manuel Tornare, President i UPSH
Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në Gjenevë mbajti Kuvendin e tij vjetor.
Në Kuvendin e mbajtur më 10 shkurt 2012, u prezantua raporti i aktivitetit të koordinatores, të përgjegjëses së kurseve, si dhe të arkëtares.
Rreth 60 të pranishmëve në sallë iu drejtua edhe Presidentja në largim, zonja Maria Roth- Bernasconi, parlamentare federale dhe kryetare e grave social-demokrate zvicerane.
Ajo shprehu kënaqësinë që ka ndier në 4 vitet e Presidencës në zhvillimin e projekteve, në njohjen e diasporave të huaja dhe asaj shqiptare, në forcimin e marrëdhënieve me institucionet vendore.
Roth- Bernasconi i siguroi të pranishmit se do të mbetet gjithnjë mike e shqiptarëve dhe e UPSH-së.
Kuvendi zgjodhi me plebishit Presidentin e ri të UPSH-së, z. Manuel Tornare, i cili ka qenë 3 herë kryetar i Gjenevës, me një karrierë të suksesshme, si në kuadrin e shoqërisë civile ashtu edhe pranë institucioneve shkollore e shtetërore.
Ai ka ndihmuar në mënyrë të veçantë popullatën shqiptare të shpërngulur gjatë viteve të luftës.
Z. Manuel Tornare aktualisht është deputet në Parlamentin e Zvicrës dhe anëtar i Komisionit të këtij Parlamenti për marrëdhëniet me jashtë.
Gëzuar festën e pavarësisë!
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
Zonja dhe zotërinj, ju përkujtojmë Kuvendin tonë më 10 shkurt . Sikurse e dini tashmë, presidentja aktuale,Znj Maria Roth-Bernasconi, e lë presidencën për të punuar me kohë të plotë në Bernë.
Do të jete ky rasti për ta përcjellë siç i ka hije, por edhe për të pritur siç duhet kandidatin për president, Z. Manuel Tornare, Këshilltar Nacional.
Aperitivi dhe muzika live do të krijojnë një moment të gëzueshëm në vazhdim.
Me kënaqësinë që të kalojmë këto momente në shoqërinë tuaj
Ekipi i UPSH-së
100 Vjet Shtet Shqiptar
Shqiptarët fillojnë festimet e njëqind vjetorit të themelimit të shtetit të ri shqiptar
Ftesë për Kuvendin e Përgjithshëm të Universitetit Popullor Shqiptar Anëtarëve të Universitetit Popullor Shqiptar Në kuvendin e përgjithshëm të Universitetit popullor Shqiptar që do të zhvillohet më: E PREMTE 10 shkurt2012 në 19.30 Në lokalet e UPSH, në 7, chemin Surinam, Genève
Pesëmbëdhjetë vjet UPSH
Maria Roth Bernasconi, Presidentja e UPSH-së: "Ne festojmë sot pesëmbëdhjetë vjetorin e një institucioni të shumanshëm në ofertën e tij unike në llojin e vet. E hapur ndaj të gjitha nacionaliteteve, UPSH-ja është kthyer në një vend reference..."
Ueli Leuenberger, Themelues i UPSH-së: "Ndër shtatë million banorë që ka Zvicra, rreth një ndër dyzetë është i përkatësisë gjuhësore dhe kulturore shqipe..."
Festa e La Marelle
UPSH feston fundin e vitit me fëmijët dhe prindërit. Të hënën më 19 dhjetor, fëmijët që frekuentojnë hapësirën prindërore të UPSH-së si dhe fëmijët e personelit, të shoqëruar nga prindët, kanë festuar fundin e vitit 2011 në një ambjent festiv Plaku i vitit të ri ishte në mesin e tyre, me buzëqeshjen nën mjekër dhe me çantën të mbushur me dhurata dhe bonbona. UPSH falenderoi shoqatën «Një fëmijë, një dhuratë» për bujarine e saj.
Festa e Eskaladës
Gjatë ditës së enjte 8 dhjetor, mësimnxënësit dhe mësimnxënëset e kurseve të frengjishtes si dhe mësimdhënësit, dhe ekipi administrativ kanë festuar me shumë dinjitet, disa ditë para datës së festës së shënuar, festën e Eskaladës( ngjitjes).
Diaspora në zhvillimin e Ballkanit
REF. www.albinfo.ch
Diaspora mund të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e vendlindjes, por me kusht që kërkesat ndaj aftësive të specializuara që ekzistoinë në diasporë të vijnë nga vendlindja. Ky ishte mesazhi i tryezës që u mbajt mbrëmë në Gjenevë, me organizimin e përbashkët të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit me seli në Bernë (IOM Bern), portalit Albinfo.ch si dhe Universitetit Popullor Shqiptar (UPSH). Në prani të mjaft personave të interesuar të ardhur nga kantonet romande të Gjenevës, Neuchâtelit dhe Vaud, për programin Midweb që e propozon IOM-Bern, intervenuesit e kësaj tryeze znj. Silvija Bucaj Shehu, kriminologe, e involvuar në Kosovë, z. Ismet Hamiti, specialist në telekomunikacion, znj. Shqipe Shehu Brovina, psikiatre e specializuar në Gjenevë, si dhe Albana Krasniqi Malaj, koordinatore e UPSH-së si dhe anëtare e Komisionit federal për çështje të migrimit, shprehën mendimet e tyre, shpeshherë edhe kritike, mbi temën e rolit të diasporës në favor të zhvillimit të Kosovës.
Diskutim me znj. Silvija Bucaj Shehu (kriminologe, e involvuar në Kosovë), z. Ismet Hamiti (specialist në telekomunikacion), znj. Shqipe Shehu Brovina (psikiatre e specializuar në Gjenevë), znj. Albana Krasniqi (Universiteti Popullor Shqiptar, UPSH) dhe z. Bashkim Iseni. Data dhe koha: E martë, 6 dhjetor 2011, ora 18.00
Gjuha: Frëngjisht dhe shqip Shpenzimet: Pjesëmarrja është e lirë Vendi: Universiteti Popullor Shqiptar, 7, Chemin Surinam, Gjenevë Regjistrimi/Info: Ju lutemi regjistrohuni deri më 02.12.2011
Festa e flamurit
Shoqatat shqiptare në Gjenevë me rastin e Festës së Flamurit kanë nderin të ju ftojnë në mbrëmjen e organizuar të Shtunën më 26 nëntor 2011, në ora 19 e 30 në Palladium Rue du Stand 3bis 1204 Genève
Tryezë e Rrumbullakët
Pjesmarrja politike e migranteve në jetën politike zvicerane Të premten më 7 tetor 2011, ora 19.00 deri në 21.00 Salle Daniel Marco - Chemin Surinam 5 - 1203 Gjenevë
Mes dialogut dhe tensioneve
Kosova: Mes dialogut dhe tensioneve
Tryeze e rrumbullakët nga Albinfo.ch & Universitetit Popullor Shqiptar Të martën dt. 27shtator 2011 19.00 deri 21.00
Vendi Universiteti Bernës Hauptgebäude Hochschulstr. 4 Raum HS 220 2.OG/West Gjuha : Anglisht, me perkthim simultan
ftesë
Universiteti Popullor Shqiptar Ju fton të merrni pjesë në Promovimin e librit me titull " Agimi i Lirisë" në tre vëllime nga autori Ibrahim Kadriu. Monografi për heroin e Kombit Agim Ramandani-Katana
Tubimi mbahet në 14 maj 2011 ora 18:00 Adresa: Rue de Vieux-Billard 8 1205 GENEVE, SUISSE
20 MARS 2011, SALLE DU MôLE Rue du Môle 22 Pâquis, 1201 Genève
Asambleja e përgjithshme
Të Martën 5 prill 2011 à la Maison des Assocations Salle Chico Mendes Rue des Savoises15, 1205, Genève
KONFERENCE - DEBAT
Qytetari gjenoveze për të Huajt. Për regjistrimin e të drejtave politike në Kushtetutë. Të mërkurën më 16 shkurt. Uni-Mail salle R060
FTESE
Restorant Schlossgut Schloss strasse 8 3110 Münsingen / BE Date: 15/Janar/2011 Ora: 18:00
Thirrje për manifestim 13 janar 2011
Të zbatohet kudo Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Thirrje për të manifestuar në 13 janar 2011
TEATRI "KURORA"
Pamje nga Ura
Pjesë teatrale nga Artur Miler
30 SEKONDA
30 sekonda për të votuar
xhevdet kallaba
"Rrugëtimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër" i autorit Xhevdet Kallaba. Kjo monografi është një rrugëtim në zhvillimet shqiptare në gjirin e një shoqërie që siç thotë autori u gjend aksidentalisht jashtë vendit dhe dha edhe frymën e fundit për të.
TRYEZE E RRUMBULLAKET
Roli i gruas shqiptare në Zvicër: evoluimi i statusit familjar dhe kyçja socioprofesionale
E martë 16 nëntor 2010 Ora 18:30-20:00
Ismail kadare
Intervistë me z.Ismail Kadare për diasporën
Koncert 3 dhjetor
Henri Dunant, Avenue Edmond-Vaucher 20 1203 Genève
Mobilizohemi ne kuvend
Ftesë për tubim informativ dhe kuvendues
Qeveria Zvicerane ka marrë vendimin për prishjen e Marrëveshjes Bilaterale për Sigurimet Shoqërore me Kosovën në fund të muajit mars 2010. Ky vendim prek me dhjetëra mijëra shtetas të Kosovës, të cilët pas pensionimit dëshirojnë të jetojnë në Kosovë.
Pa marrëveshjen në fjalë, të prekurit, shërbime e përmendura mund ti tërheqin vetëm nëse janë me vendbanim në Zvicër. Njerëzit duhet të kenë të drejtën të vendosin vet se ku do të kalojnë rehatshëm moshën e tyre të pensionit.
Ky vendim është padyshim i nxituar i papeshuar mirë dhe paraqet diskriminim ndaj shtetasve nga Kosova të cilët në Zvicër kanë kontribuuar për gati gjysmë shekulli në mirëqenien dhe sigurinë shoqërore të këtij vendi. Kjo paraqet një padrejtësi të rëndë për njerëzit tanë, të cilët për një jetë të tërë, duke filluar nga vitet e 60-ta kanë kryer punë të rënda dhe kanë paguar kontributet e tyre.
Mundësia e jetesës pas pensionit në vendlindje është në dobi të gjithëve Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore përfshinë këto përfitime:pensionin e pleqërisë dhe atë për trashëgimtarët (AHV),pensionin e invaliditetit (IV), sigurimin e fatkeqësisë (UV), sigurimin shëndetësor (KV) dhe shtesat familjare (FZ). Për prindërit, fëmijët e të cilëve jetojnë dhe shkollohen (deri në moshën 25 vjeç) në Kosovë prishja e marrëveshjes ka edhe pasoja financiare, sepse ndërlidhet me shkurtime të konsiderueshme të rrogës. Me këtë rast shtetasit nga Kosova do të detyrohen të marrin fëmijët e tyre në Zvicër. Fëmijëve mbi moshën 14 vjeç Ligji mbi të huajt ua ndalon të drejtën e bashkimit familjar.
Të premten, më 09 prill 2010, në ora 19.00, në “Volkshaus”, afër “Helvetiaplatz-it”, në Cyrih Të kërkojmë bashkërisht prej Qeverisë së Zvicrës dhe asaj të Kosovës që sa më parë të fillojnë negocimin për ripërtrirjen e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore dhe deri në nënshkrimin e saj, të zgjatet marrëveshja ekzistuese, për të evituar shkaktimin e panevojshëm të rasteve të rënda. Sindikata e Unia-s e mbështetur edhe nga shumë subjekte dhe organizata ka përpiluar një Peticion me kërkesat në fjalë, të cilin do të keni mundësi ta nënshkruani.
Ne me këtë rast dëshirojmë t’ju njoftojmë për situatën aktuale në lidhje me këtë temë dhe hapat e ndërmarrë deri më tani. Njëkohësisht së bashku me të gjithë të interesuarit dëshirojmë të bisedojmë hapat e mëtejmë.
Me nderime: Grupi shqiptar i Sindikatës Unia në Cyrih: Xhafer Sejdiu, ... dhe Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në sekretariatin qendror të Unia-s në Bern
ASAMBLEJA UPSH, 13/04/2010
Zonja dhe zotërinj, Të dashur miq Ju ftojmë të merrni pjesë në Asamblenë e përgjithshme statutore të Universitetit Popullor Shqiptar që do të mbahet
Të martën më 13 prill 2010 në ora 20.15, në shtëpinë e shoqatave. 15, rue des Savoises, 1205, salle Chico Mendes
Rendi i ditës : 1. Aprovimi i proces- verbalit të Asamblesë së Përgjithshme të dates 24 mars 2009 2. Mesazhi i mirseardhjes i Presidentes së shoqatës 3. Raporti i aktivitetit të koordinatores 4. Raporti i aktivitetit të përgjegjëses së kurseve 5. Raporti i llogarive të arkëtarit 6. Rasporti i llogarive të kontrollorit të llogarive 7. Zgjedhjet statutore a)Të presidentes( Presidentja aktuale rikandidon) b)Të arkëtarit, arkëtares c)Të anëtarëve të tjerë të komitetit d)Të kontrollorit të llogarive për ushtrimin e aktivitetit 2010/11 8. Të ndryshme
Personat e interesuar prej njërit prej këtyre posteve, mund të paraqesin kandidatrurën e tyre përmes adresës elektronike deri të enjten 8 avril 2010 në adresën:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
ose
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
.
Asambleja e përgjithshme është një moment i rëndësishëm në jetën e një shoqate, prandaj ne shpresojmë t?ju kemi në gjirin tonë. Në pritje t?ju shohim me këtë rast, ju dërgojmë përshëndetjet më të përzemërta.
Takimi i 7 DHJETOR 2008
Me ftesë të Këshillit Administrativ të Qytetit të Gjenevës, një delegacion nga komuna e Gjilanit, i përbërë nga Z. Qemajl Mustafa, Kryetar i Komunës, Z. Srdjan Jovanoviç, Nënkryetar, Z. Hydajet Hyseni Kaloshi, i zgjedhur i komunës së Gjilanit në parlamentin e Kosovës, Z. Ismajl Kurteshi, Shefi i departamentit të arsimit, Z. Ismet Maliqi, shefi i departamentit të financave, do të marrë pjesë në Konferencën e 6- të të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut të që do të mbahet në Gjenevë 8 dhe 9 dhjetor2008. Duke përfituar nga rasti, Universiteti Popullor Shqiptar organizon më 7 dhjetornë ora 18.00 një takim midis këtyre të zgjedhurve dhe shtetasve kosovarë* që jetojnë në Zvicër, në lokalet e resorantit Cajupi**. Prania juaj do të ishte e mirëseardhur. *e hapur ndaj poublikut të gjerë, me përkthim në frengjisht **112 rue de Lyon, 1203 Genève Tél. 022 340 25 77
festËs kombËtare shqiptare 29/11/2008
Më 29 nëntor, nga ora 17h30, grupimi i shoqatave Shqiptare në Gjenevë, i përbërë nga anamblet « Gëzuar » dhe « Rinia Contact », Lidhja e arsimtarëve dhe e prindërve shqiptarë,Shoqatat « Merci Onex » , rrethi Shqiptar- Merinas si dhe Universitieti Popullor Shqiptar ju ftojnë të merrni pjesë në kremtimin e festës kombëtare shqiptare.
FLYER
Prezantimi i librave 18/10/2008
Më 18 tetor nga ora 16.00, UPSH organizon promovimin e fjalorit Shqip të autorit Mehmet Elezi, konsideruar nga specialistët si vepra më komplete e gjuhësisë shqipe moderne. Ceremonia mbahet në lokalet e restorantit Cajupi, pranë UPSH.
INVITATION
pritje 29/04/2008
Grupi i shoqatave shqiptare të Gjenevës organizon një pritje. Ne dëshirojmë t’u shprehim mirënjohjen tonë autoriteteve zvicerane për angazhimin e tyre në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës si dhe për pritjen e bërë popullatës shqiptare gjatë viteve të luftës.
PHOTOS
Prezantimi i librave 03/05/2008
Prezantimi i librave të fundit të Alfred Papuçiut.
PHOTOS
Prezantimi i librave 03/05/2008
Prezantimi i librave të fundit të Alfred Papuçiut. Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) në Gjenevë, Zvicër, organizon të shtunën, 3 maj 2008, në ora 15, promovimin e librave të fundit të shkrimtarit dhe gazetarit Alfred Papuçiu: « Réflexions sur les Albanais, l’Europe et les Nations Unies »
Konference shtypi 03/04/2008
Ishin të pranishëm në konferencën e shtypit Znj. Maria Roth- Bernasconi, presidente e UPSH dhe këshilltare nacionale gjenevase, Z. Michel Riat, ish présidenti i UPSH dhe anëtar i komitetit, Z. René Simon Meyer, anëtar i Komitetit, Znj. Albana Krasniqi Malaj, koordinatore e UPSH.
LIVRE - PARUTION
Parution du livre: Die «Jugo-Schweiz» de Philipp Kämpf (consacre quelques pages à L'UPA et à l'un de ses membres)
"Viele Schweizer suchen ihre Identität, indem sie sich vom Fremden abgrenzen: «Ich weiss zwar nicht, was ein Schweizer ist, aber ich weiss, dass ich kein ‹Jugo› sein will.»"
G I E F
Krijimi i një GRUPI INTER-ASOCIATIV TË PUNËS | INTEGRIMI – FAMILJA - FORMIMI |
Pas një pune të përbashkët mbi projektin e nisur ngaUPSH-ja...
AtelietË
ATELIE PËR RROBAQEPËSI DHE TË SHPREHURIT GOJOR TË FRËNGJISHTES
Maison de quartier des Avanchets / tél: 022 792 24 80 Avenue du Grand-Bay 13, 1220 Avanchets Universiteti Popullor Shqiptar / tél: 022 340 25 77 Rue de Lyon 112, CP 593, 1211 Genève
PROJEKTE
INTEGRIMI – FAMILJA - FORMIMI
Ky projekt ka të bëjë me senzibilizimin e prindërve shqiptarë, lidhur me rëndësinë e formimit si dhe implikimin e domosdoshëm të tyre për suksesin shkollor të fëmijëve. Një shkollim i sukseshëm, mundëson kufizmin e rrezikut për ndërprerje të shkollimit të mëtejmë.
Arkivi
MANIFESTI
MANIFEST KUNDËR RACIZMIT
UPSH-ja mbështet nismën e ACOR SOS Racisme, dhe ju fton që ta nënshkruani manifestin me titull « Racizmi s’kalon dot tek unë » http://www.stopracisme.ch
FESTËN E FLAMURIT
UNIVERSITETI POPULLOR SHQIPTAR ORGANIZON: FESTËN E FLAMURIT
TË SHTUNËN, MË 24 NËNTOR 2007 NË PALLADIUM NË ORA 20H00
hyrja e lirë, salle du Palladium, 3 rue du Stand
KINEMAJA
FESTIVALI SHQIPTARO-LATINOAMERIKAN Mbrëmje interkulturore, më 8 tetor 2008, në ora 18h30, hyrja e lirë.
Kinemaja « Sputnik » 4 place des Volontaires 1204 Genève
MbrËmje
RACIZMI ORDINAR NË ZVICËR Mbrëmje tematike, më 4 tetor 2007, në ora 20h00, hyrja e lirë.