|
Universiteti popullor shqiptar (UPSH) është një shoqatë pa qëllime fitimprurëse, e themeluar më 1996. Ajo ofron një hapësirë që mundëson dhe stimulon, realizimin dhe përcjelljen e projekteve të integrimit. Duke favorizuar takimet, debatet dhe këmbimet ndërkulturore, kjo shoqatë është edhe pikëreferimi për anëtarët e bashkësisë së gjuhës dhe kulturës shqiptare, por njëherit edhe urë lidhëse e kësaj bashkësie me popullatën dhe institucionet gjenevase.
UPSH-ja është një vend formimi i hapur për të gjitha nacionalitetet, me kurse të gjuhëve, të informatikës dhe të ndihmës në zgjidhjen e detyrave shtëpiake. Në të njejtën kohë, UPSH-ja është edhe një vendtakim për njohjen e artistëve, shkrimtarëve dhe kineastëve shqiptarë. UPSH-ja është edhe vend informimi, me qendrën e saj të dokumentacionit, me librarinë dhe mbrëmjet tematike. Përmes aktiviteteve të këshillimit social, të përkthimit dhe ndihmës në demarshet administrative, e sidomos të një kadrimi socio-profesional, UPSH-ja ndihmon integrimin e personave të papunë që të ushtrojnë një aktivitet. Jashtë mureve të saj, përmes fushatave të ndryshme, UPSH-ja angazhohet për preventivë kundër dhunës bashkëshortore, flet mbi rëndësinë e shkollimit të të rinjëve, si dhe organizon kurse gjuhe, kushtuar grave shqiptare nëpër komuna të Gjenevës.
|